Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shumë prindër të rinj në momentin që presin të bëhen me fëmijë, kanë shumë të vështirë që të zgjedhin një emër.
Ditët e sotme për përzgjedhjen e një emri janë të shumta, krahasuar me perjudhën e komunizmit, kur nuk lejoheshin emra të huaj.
Nisur nga kjo, prindërit përpiqen që të zgjedhin një emër me kuptim historik apo arsyetim, në mënyrë që të kemi diçka për t'iu shpjeguar fëmijëve në lidhje me emrin e përzgjedhur.
Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e fundit emrat më të përdorur për vajza janë: Amelia dhe Ajla, ndërsa për meshkuj janë, Noel dhe Aron. Ajo që vlen të theksohet është fakti, që emrat shqiptarë pothuajse nuk përdoren fare dhe në listën me 10 emra më të preferuar vëren që të gjithë janë të huaj.
Ndërsa, nëse vëzhgojmë përdorimin e emrave në 10 vitet e fundit, konstatohet që më të përdorurit për meshkujt janë: Arben dhe Gëzim, ndërsa për femrat, më të përdorur janë: Lindita , Mimoza dhe Shpresa.
Përgjatë viteve 1970 -1980 emri më i preferuar për shqiptarët për t'ua vendosur vajzave ka qenë Lindita ,dhe gjatë 1970-s numërohen 520 vetë me këtë emër.
Ndërkohë, sipas INSTAT, gjatë kësaj perjudhe emri Arben ka qenë më popullori. Aktualisht ,në bazë të ligjit në Shqipëri, është e ndaluar që prindërit, t'i vendosin fëmijëve të tyre disa emra, për shkak të karakterit fyes, mentalitetit, apo edhe qëndrimit prindëror ndaj pasardhësit të radhës.
Disa prej emrave që nuk lejohen me ligj në Shqipëri janë: Mjaftoni, Mbarime, Sose, Xhenaze, Zehere si dhe për meshkuj: Bretk, Berr ,Cub dhe të tjerë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/instat-emrat-shqiptare-me-pak-te-perdorur-ndalohen-emrat-si-xhenaze-zehere-bretk-cub