Ora News - Meta kundër ndryshimit të kufijve: Me pak shqiptarë në Serbi dhe pak serbë në Kosovë

Ora News Lajme 2020-02-17

Views 0

#rtvora #oranews

Në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Presidenti, Ilir Meta përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij kundër idesë së shkëmbimit të kufijve.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast nga Ambasada e Kosovës, Meta tha se vetëm njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës do të sillte stabilitet për rajonin.

Ilir Meta: Në Ballkan nga eksperienca ime 30 vjeçare nuk ka popull të keq dhe popull të mirë por ka politikë të mençur dhe vizionare dhe politikë vrastare dhe shkatërruese. Kjo është e vlefshme për të gjithë vendet dhe gjithë popujt.

Së dyti, në Ballkan çdo popull dhe çdo komb është shumicë në një shtet dhe është pakicë në një shtet tjetër. Zgjidhja kurrë nuk mund të jetë ndryshimi i kufijve por respektimi i njëjtë i standardeve europiane të çdo pakice në çdo vend. Kjo është arsyeja që Shqipëria ka bërë dhe bën përpjekjet maksimale për të treguar përgjegjshmërinë e plotë për respektimin e të gjithë pakicave.Pas kësaj ngjarje të rëndësishme ne kemi një ngjarje tjetër shumë të rëndësishme që është festa e Serbisë ku duhet të marrim pjesë.

Pavarësisht nga historia, paragjykimet që mund të kemi pasur për shkak të historisë, kam pasur fatin të njoh një udhëheqës të madh të Serbisë, një demokrat, proeuropian, me vizion shumë të qartë europianizues që ishte Zoran ?in?i?.Jam i bindur se ëndrra e shumë qytetarëve të Serbisë për një Serbi europiane është ende e gjallë. Ne asnjëherë nuk do të udhëhiqemi nga paragjykimet në raportin me Serbinë për të ardhmen.

Që të rinjtë të mos largohen nga rajoni, Meta tha se është e domosdoshme një frymë e re bashkëpunimi dhe mirëkuptimi dhe zgjidhjes së problemeve historike për të mos qenë peng i tyre.

Ilir Meta: Ashtu siç u zgjidh problemi mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë. Mbështes mesazhin e sekretarit të shtetit amerikan Mike Pompeo me rastin e krijimit të qeverisë së re të Kosovës, se në zemër të një marrëveshje dhe normalizimi midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjelltë midis dy vendeve. Kjo do të shënonte një çlirim të jashtëzakonshëm të energjive pozitive në rajonin tonë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/meta-kunder-ndryshimit-te-kufijve-ska-zgjidhje-me-pak-shqiptare-ne-serbi-dhe-pak-serbe-ne-kosove

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form