Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi, analisti Yzeiri: Thaçi provokoi në tavolinë, nuk ka konsensus

Report TV 2018-08-06

Views 0

Debati që ka nisur mes Kosovës dhe Serbisë, tonet e ashpërsuara mes Presidentit Thaçi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë qenë disa nga temat kryesore që analisti dhe pedagogu Ilir Yzeiri ka diskutuar në studion e Report Tv. Yzeiri ka thënë se ideja e Presidentit Thaçi për një korrigjim kufijsh është një provokim në tavolinën e bisedimeve.

Ajo që kam vënë re në këtë diskurs të korrik-gushtit është që ajo që po artikulohet është më shumë një provokim, jo vetëm se Thaçi do të ngacmojë dikë por presidenti ka hedhur një ide për kufijtë. Në bisedimet Kosovë-Serbi është hedhur ideja për një shkëmbim administrative. E vendosur në kontekst global, Kosova dhe Serbia, janë nënë ombrellën e të huajve. S?është keq nëse rishikojnë problemet e kufijve. Provokimi i Thaçit ka ndezur retorikën nacionaliste. Ka dy grupe, është transferuar problemi në kontekstin politik dhe thonë që Kosova dhe Serbia do shkëmbejë territore, kur në fakt s?kemi asgjë të shkruar. Jemi në kontekstin e perceptimeve mbi deklarata informale. S?kemi një platformë si paketa Ahtisari. Ballkanasit janë lehtësisht të provokueshëm për retorikën nacionaliste. Hap i paimagjinueshëm për korrigjimin e kufijve, është situatë e paqartë, shërbeu më shumë për nxitjen e debatit.

Share This Video


Download

  
Report form