Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqiptarët nuk po arrijnë t?i përballojnë më çmimet e larta të karburanteve, që rezultojnë më të shtrenjtat në rajon. Për këtë arsye, po blejnë më pak. Instituti i Statistikave ka konstatuar rënie në shitjen me pakicë të karburanteve. Sipas të dhënave, në tremujorin e fundit të 2017-ës, në grupin ?Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara?, indeksi i volumit të shitjeve është ulur me 5.2 % kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Ndërkaq nuk mund të thuhet e njëjta gjë për grupet e tjera. INSTAT vlerëson se në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje vjetore prej 3.5 % në tremujorin e fundit të 2017-ës.
Luigj Aliaj, kryetar i Shoqatës së Hidrokarburev pohon se ka ulje të konsumit të naftës dhe benzinës në vend. Shkak janë çmimet e larta, pasojë e barrës fiskale të vendosur nga qeveria. Sipas tij, jo vetëm në tregun e karburanteve, por kudo qeveria po takson konsumin dhe kjo ndikon që konsumi të bjerë. Gjë që sipas tij, po reflektohet edhe në tregun e karburanteve.
Rritja e fundit e taksave që qeveria ka bërë për karburantet ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti dhe ishte vendosja e tarifës së rilicencimit me 3 milionë lekë për pikat e karburantit në Tiranë dhe 2 milionë lekë për pikat në qytetet e tjera. Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve, aktualisht çmimi i karburanteve ka arritur mesatarisht 176 lek për litër. Nga këto, 110 lekë për litër janë taksat. dhe pjesa tjetër pagesat për karburantin e importit, ato për mbajtjen në këmbë të aktivitetit dhe fitimi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tregu-i-karburanteve-shqiptaret-paguajne-me-shume-se-ne-rajon