Report TV - INSTAT: Rritja vjetore ekonomike në nivelin 2.6%, gjatë vitit 2015

Report TV 2016-04-11

Views 0

Në tremujorin e fundit 2015, ekonomia është rritur me 2.15%, kryesisht falë zhvillimit të dukshëm të sektorit të ndërtimit, ndërkohë që kontribut negative kanë shënuar pasuritë e paluajtëshme, energjitika e industria.

Instituti i Statistikave ka bërë sot publike të dhënat për ecurinë e treguesve për tremujorin e katër të vitit të shkuar, duke e llogaritur në 2.6% rritjen vjetore ekonomike, nga 2.7% që ishin parashikimet e mëparshme.

Sipas INSTAT, aktiviteti Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati një rënie prej 1,94 %.

Grupi i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rënie me 2,94 % në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014, ku ndikimin kryesor në këtë rënie e ka dhënë nën grupi Industria Nxjerrëse dhe Energjia Elektrike të cilat në vetvete shënuan një rënie respektivisht me 18,03 % dhe 10,11 %.

Aktiviteti i Ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2015 pati rritje prej 12,75 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014. Grupi i degëve Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 4,37 % në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Grupi i degëve Informacioni dhe Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej 3,36 % në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rënie prej 8,21 % në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më pare.

Ecuria e Degëve të Ekonomisë

Grupi i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rënie me 2,94 %

Aktiviteti i Ndërtimit pati rritje prej 12,75 %

Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport rritje prej 4,37 %

Informacioni dhe Komunikacioni rritje prej 7,60 %

Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit rënie prej 3,36 %

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme rënie prej 8,21 %

Share This Video


Download

  
Report form