Report TV - INSTAT: Në tremujorin IV, PBB u ​rrit me 3.97%, rritja vjetore 3.46%

Report TV 2017-07-04

Views 0

Në tremujorin e katërt të vitit 2016, ekonomia është rritur me 3.97%.

Kjo ecuri e Produktit të Brendshëm Bruto bën që rritja vjetore e ekonomisë të shkojë në 3.46%.

Sipas Institutit të Statistikave, kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Tregti Hotele dhe Restorante, Transporti, Ndërtimi dhe Industria, Energjia e Uji.

Në tremujorin e katërt, rritja ekonomike vazhdoi të mbështetej ritmi i lartë i investimeve. Ndërkohë që kontribut pozitiv dha edhe përmirësimi i ndjeshëm i eksporteve.

?Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me +0,94 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,89 pikë përqindje Industria, Energjia dhe Uji me +0,61 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,28 pikë përqindje, Shërbimet e tjera me +0,26 pikë përqindje, Aktivitetet financiare dhe të Sigurimit me +0,21 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,18 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,16 pikë përqindje dhe Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me +0,14 pikë përqindje. Negativisht ka kontribuar aktiviteti Pasuritë e paluajtshme me -0,01 pikë përqindje?, thotë Delina Ibrahimaj, drejtoresha e INSTAT.

Share This Video


Download

  
Report form