Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e jashtme greke ka reaguar me një deklaratë për shtyp rreth ngjarjes së ndodhur sot (28 tetor 2018) në Bularat, ku mbeti i vrarëKonstantinos Katsifas.
Sipas deklaratës, ?autoritetet greke kanë ndjekur ngushtësisht në kontakt me autoritetet shqiptare dhe që nga momenti i parë, incidentin në fshatin Bularat të Shqipërisë, ku një shtetas grek sillet të ketë hapur zjarr me armë kallashnikov kundër një makine të policisë shqiptare, e cila tentoi arrestimin e tij?.
?Pak më parë u informuam zyrtarisht se gjatë një shkëmbimi zjarri me forca të policisë shqiptare, Konstantinos Katsifas mbeti i vdekur?, vazhdon deklarata për shtyp e MPJ greke.
?Shprehim keqardhjen tonë të thellë për vdekjen e homogjenit grek dhe ngushëllimet tona familjes së tij?, thuhet më tej.
?Gjithësesi është i papranueshëm fakti që operacion i precipitoi me humbjen e një jete njerëzore?, vëren selia e diplomacisë greke.
?Presim nga autoritetet shqiptare zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat u humb jeta e këtij qytetari grek dhe do të bëjmë menjëherë veprimet e nevojshme?, përfdunon deklarata e ministrisë së jashtme greke.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vrasja-e-ekstremistit-grek-reagon-athina-e-papranueshme-shqiperia-te-zbardhe-ngjarjen