Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pyeten në Gjykatën e Tiranës katër dëshmitarët e parë të akuzës në procesin për vrasjen e të riut Marvi Mihalit. Sipas dëshmive viktima është qëlluar teksa kishte tentuar të ndante një sherr mes dy shokëve të tjerë.
Gjyqi ndaj katër të akuzuar për vrasjen me paramendim ndaj 18 vjeçarit, Marvi Mihali, ka vijuar këtë herë me pyetjen e dëshmitarëve të akuzës.
Në gjykatë u pyetën katër të rinj, të cilët e shoqëronin 18 vjeçarin ditën e ngjarjes.
Mes dëshmitarëve ishte edhe Armend Haxhiu, personi që duhet të dorëzonte karikuesin e celularit që i kishte shitur Devis Bitrajt, të akuzuarit kryesor në këtë ngjarje.
Haxhiu tha në gjykatë se kishte thirrur shokët e tij për të sqaruar situatën dhe do të jepte ose karikuesin ose vlerën prej 500 lekësh.
Në momentin kur kishin mbërritur në vendgjarje, Haxhiu deklaroi se kishte dëgjuar Devis Bitrajn që e kishte sharë dhe e kishte goditur me grusht.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-e-marvi-mihalit-deshmitaret-tregojne-ne-gjykate-ngjarjen