Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Forca "Shigjeta" në Tiranë ka arresutar një nga autorët e grabitjes me armë zjarri të një autobusi, ngjarje e ndodhur në 25 shtator 2018 në qytetin e Vlorës.
Policia sqaron se në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 tetor) gjatë kontrolleve të ushtruara u kap Ylli Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë.
"Ky shtetas është person i shpallur në kërkim nga D.V.P. Vlorë, pasi më datë 25.09.2018 në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit shoferin dhe pasagjerët e autobusit të linjës ?Itali-Vlorë?, sqaron policia.
Po ashtu 35-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë narkotike e dyshuar ?Kokainë? .
Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar edhe një person tjetër, Armand Kuqi, 29 vjeç ndërsa vijon të jetë në kërkim një tjetër person.
U grabitën 19 mijë euro
Tre persona të maskuar i bënë pritë një autobusi të linjës Itali-Vlorë, ku nën kërcënimin e armës morën 19 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në 25 shtator ku dyshohet se autorët kishin informacion se në furgonin e pasagjerëve kishte shuma të konsiderueshme parash, që thuhet se janë dërgesa të emigrantëve shqiptarë që punonnë në Itali për familjet e tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tirane-arrestohet-autori-i-dyte-i-grabitjes-me-arme-te-furgonit-ne-vlore