Arrestohet autori i gjashte i grabitjes ne Rinas

RTV KLAN 2019-05-28

Views 1

Policia ka arrestuar personin e gjashtë për grabitjen e parave në pistën e Rinasit. Ai është shtetasi kosovar Ragip Hajdini nga Peja, ky që shihni në foto. Ai është prangosur në banesën e tij, pranë Shkëmbit të Kavajës. Burime nga Policia shprehen se ai jetonte mes Kosovës e Shqipërisë dhe kishte një restorant në plazhin e Golemit.

50 vjeçari Hajdini dyshohet se ka grabitur në Pejë 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e këtij qyteti ngjarje e ndodhur në 2012. Një tjetër grabitje për të cilin ai dyshohet se ka marrë pjesë është dhe ajo e një argjendari në Dibër të Madhe në Korrikun e 2014-ës.

Për prangosjen shtetasit kosovar, policia është ndihmuar nga dëshmia e të penduarit Alkond Bengasi. Televizioni klan ka siguruar rrëfimin e këtij të fundit, ku ndër të tjera 50 vjeçari kosovar identifikohej si ?daja?.

Sipas deklarimeve të 34 vjeçarit Bengasi, i cili është dhe i afërm i Klement Çalës, sqarohet se, çdo gjë ka nisur para 6 muajsh në një drekë në zonën e Shkëmbit të Kavajës. 

Në dosjen e Prokurorisë, e cila bazohet në dëshminë e Begasit, thuhet se pas arratisje nga Greqia, Klement Çala dhe Admir Murataj kishin hapur një restorant sëbashku në zonën e Liqenit të Thatë aty ku banonin të dy. Po ne dosje thuhet se Alkond Bengasi është marrë në pyetje për vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan duke qenë se konsiderohej kontingjent kriminal.

Bashkë me të është pyetur dhe babai i Klement Çalës. Për këtë arsye ky i fundit e ka lajmëruar që të ketë kujdes se policia mund t?i ketë vendosur përgjues dhe se këto ditë do të dëgjonte një tronditje të madhe duke nënkuptuar grabitjen. Gjithashtu në dosje jepen detaje edhe për takimet që ai kishte patur me Admir Muratajn 6 ditë para grabitjes. Mësohet se Admir Muratajt, gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe një bllokues valësh telefoni. Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Elton Piklin, të arrestuarin e 5-të të grabitjes së Rinasit.  32-vjeçari nga Kruja ka mohuar akuzat duke këmbëngulur se nuk ka lidhje me këtë ngjarje. Edhe i prangosuri tjetër, Oltion Veseli, kërkon lirinë në Apel.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form