#rtvora
Në një seancë me dyer të mbyllura Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar dy kërkesa të të arrestuarve për grabitjen e Rinasit. Të pandehurit kërkuan të ballafaqohen me Alkond Bengasin dhe që dëshmia e tij të mos merret në konsideratë si prova kundër tyre.
Gjykata për Krime të Rënda ka refuzuar dy kërkesa të 6 anëtarëve të arrestuar si të dyshuar në përfshirjen e grabitjes në Rinas me 9 prill. Të pandehurit kanë kërkuar të ballafaqohen në seancë gjyqësore me Alkond Bengasin dhe që dëshmia e tij të mes merret në konsideratë si prova kundër tyre.
Seanca ndaj Oltion Veselit, Elton Piklit, Alkond Bengasit, Ragip Hajdinit, Renaldo Sulajt dhe Saimir Çelës u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.
Të pandehurit akuzohen për grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit para 2 muajsh. Grupi u zbërthye nga dëshmitë e Alkond Bengasit, i cili u arrestua pasi dyshohet se ka modifikuar furgonin me mbishkrimin ?Hetimi Tatimor? të përdorur në grabitje. Ai ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit duke thënë se ka qenë punëtor në servisin ku u modifikua furgoni ndërsa ka pohuar se kishte 6 muaj që punonte aty. Bengasi gjithashtu ka dhënë edhe detaje të rëndësishme për personat që kanë kërkuar këtë modifikim të mjetit të përdorur në grabitje. Atij i është ofruar statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë në këmbim të informacioneve të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes.
Në këtë grabitje nga shkëmbimi i zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj, personi që në pistë u fut i maskuar me një maskë silikon. Ndërkohë, për 6 të arrestuarit dhe të kërkuarin Klement Çala, Krimet kanë nisur një hetim pasuror.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kerkuan-ballafaqim-me-alkond-bengasi-rrezohet-kerkesa-te-arrestuarit-e-grabitjes-ne-rinas
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz