Zbarkon në portin e Vlorës kroçera ?Berlin? me 368 turistë Francezë, pavarësisht përfundimit të sezonit turistik. Ata do të vizitojnë Llogaranë, qytetin e Beratit dhe parkun e Apolonisë. Kroçera është ankoruar mëngjesin e së martës në portin e qytetit bregdetar pas një itinerari që ka përshkuar nga Franca në Itali, aktualisht ndodhet në Shqipëri e më pas do të udhëtojë drejtë Greqisë. Kapiteni i kroçerës, Alberto Tarozi konfirmon se nuk është hera e parë që kjo kroçerë zbarkon ne brigjet shqiptare dhe portin e Vlorës. Madje këtë dimer, mesdheu dhe Shqiperia do të jenë në iteneraret e tyre, por edhe anijeve të tjera turistike.