Një sasi droge është sekuestruar sot në Portin e Vlorës. Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se është ndaluar kamioni me targa AA 939 LK.
Policia Kufitare njofton se lënda narkotike ishte fshehur në shufra alumini brenda mjetit, i cili kishte si destinacion Italinë.
Policia ka ndaluar shoferin e kamionit, ndërsa vazhdon punën për të zbuluar sasinë e drogës së kapur.