Report TV - 79 kg drogë në portin e Vlorës policia jep emrat e trafikantëve

Report TV 2018-05-02

Views 1

Policia Kufitare ndaloi dje një kamion në Portin e Vlorës, në të cilin ishte fshehur një sasi lënde narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetin me targë AA 939 LK, ka rezultuar se ishin fshehur në 8 grila të paketuara në qese rreth 79 kg drogë e llojit kanabis.

Policia ka bërë të ditur sot se ka arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Në pranga kanë rënë Arben Kamberaj, 49 vjeç dhe Irakli Myrto, 48 vjeç, të dy banues në Vlorë, ndërsa në kërkim rezulton R.B., për të cilin nuk jepen të dhëna për arsye hetimi.

Share This Video


Download

  
Report form