Super-operacioni antidrogë që çoi në shkatërrimin e grupit kriminal të Met Kananit është zhvilluar në qytetet, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër, Lezhë dhe Shkodër.
Në një deklaratë për mediat nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në prani edhe të prokurores së Krimeve të Rënda Elisabeta Imeraj, u dhanë detaje për operacionin e e koduar "Preçizioni", ku u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila kishte caktuar arrest me burg për 18 shtetas, më konkretisht:
1. Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi).
2. Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).
3. Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).
4. Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).
5. Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni).
6. Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
7. Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.
8. Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.
9. Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.
10. Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.
11. Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.
12. Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.
13. Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.
14. Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
15. Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.
16. Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër.
17. Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
18. Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S.R, banues në Librazhd.
Arrestimi i këtyre personave, u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në bazë të materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në Shkurt të vitit 2017, ka regjistruar procedimin penal lidhur me veprat penale të ??Trafikimit të narkotikëve?? kryer në bashkëpunim dhe ??Grup i strukturuar kriminal??.