Investime ne spitalin rajonal Fier - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-10-20

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Spitali Rajonal i Fierit ka ndryshuar teresish, duke shtuar shërbimet për pacientët, të ofruara këto përmes aparaturave të teknologjisë së lartë. Kryeministri Edi Rama, sëbashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizituan mjediset e kwtij Spitalit i cili për herë të parë ka hapur edhe kabinetin e kimioterapisë dhe te hemodinamikës.?U zgjidh herceptina se ishte sfidë e madhe në fakt, se është ilaç shumë i shtrenjtë, por jeta e të gjitha atyre grave dhe vajzave që kanë nevojë për këtë ilaç është shumë herë më e shtrenjtë. U realizua falë marrëveshjes kuadër. Më vjen shumë mirë që tani, në këtë spital kemi dhe këtë shërbim, sepse do të lehtësojë shumë dhe është një zonë me shumë njerëz dhe ngarkesë. Duhet të bëjmë çmos që të rrisim vetëdijen tek gratë dhe tek vajzat që ta bëjnë këtë ekzaminim përpara, që të mos jenë të detyruara të vijnë e të kalojnë në këtë proces,? Në kuadrin e muajit të ndërgjegjësimit të luftës kundër kancerit të gjirit, në spitalin e Fierit është instaluar mamografia e lëvizshme, në shërbim të të gjithë grave dhe vajzave që duhet të depistohen.?Mamografi i lëvizshëm nuk është vetëm në Fier, por të dy mamografët e lëvizshëm që ne kemi si njësi depistimi janë në të gjithë Shqipërinë, në ato spitale apo poliklinika ku ende nuk mund të ofrojmë nëpërmjet mamografit statik. Ndaj, jo vetëm në tetor, por gjatë gjithë vitit ky shërbim do të jetë i pandërprerë edhe në zonat e thella rurale për të gjitha gratë që duhet të depistohen,? tha ministrja Manastirliu.Në mënyrë të veçantë është modernizuar shërbimi i urgjencës, i cili jo vetëm jep ndihmën e parë me profesionalizëm, por edhe lehtëson pritjen e të gjithë qytetarëve. ?Urgjenca, lehtëson jashtëzakonisht shumë dhe Urgjencën e QSUT dhe ka filluar dhe hap pas hapi po bëhet shpërndarja e shërbimeve, sepse deri dje kishte vetëm një QSUT që dhe ajo ishte copë-copë dhe tani ka filluar të krijohet një sistem, të ketë shërbime të shtrira. Do vazhdojmë sepse ka nevojë shumë akoma, por e rëndësishme është të garantojmë ecurinë pozitive të gjithë trupës së mjekëve dhe të infermiereve. Patjetër që ka midis tyre njerëz që e njollosin, si të thuash, përparësen e bardhë, por shumica nuk janë absolutisht ashtu. Edhe me projektbuxhetin do të bëjmë një shtesë tjetër të pagës, të konsiderueshme, për infermierët dhe për mjekët.? Pas dy spitaleve universitare të Tiranësdhe spitalit rajonal të Shkodrës, që mbulon me shërbim rajonin e veriut, shtohet në hartën e shërbimit të kardiologjisë edhe kabineti i hemodinamikës në spitalin rajonal të Fierit, që do të ofrojë shërbim të specializuar për të gjithë qytetarët e rajonit të Jugut.

Share This Video


Download

  
Report form