Lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetës brenda në makinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-10-20

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ngjarja tragjike e djegies në autoveturë e një 39 vjeçari nga Korça, po hetohet nga policia si një rast I shkaktimit të vetëvrasjes. Kjo është pista kryesore që po ndjek grupi hetimor, për vdekjen e 39 vjeçarit Gjergji Babu. Policia informoi paraprakisht se një mjet tip ?Benc? mori flakë në ecje e sipër, dhe drejtuesi I saj në pamundësi për të dalë nga makina humbi jetën.Hetimet e mëtejshme zbuluan faktin se 39 vjeçari ka blerë një sasi benzine me të cilën I vuri flakën mjetit të tij dhe vetes. Burime pranë grupit hetimor thanë se ngjarja mbetet enigmë për rethanat në të cilat 39 vjeçari shkaktoi vetëdjegien. Nga verifikimet ka dalë se Gjergji Babu nuk ka të regjistruar asnjë precedent penal sado të vogël, për të zbardhur shkakun e djegies së tij brenda makinës. Sipas të dhënave, 39 vjeçari jetonte vetëm me gjyshen e tij, pasi prindërit I kishin emigruar në SHBA. Ai nuk njihej si person problematik, dhe kjo e vështirëson motivin e vetëvrasjes. Policia nga ana e saj, dyshimet më të forta I ka për dhënie fund jetës nga vetë 39 vjeçari. Mjeti tip ? Benz? në pronësi të Gjergji Babut, shpërtheu reth mesnatës në shesh pushimin e ish kampit të puntorëve mbi qytet. Nga shpërthimi pati dëme edhe tek makinat e parkuara aty pranë, por pa pasoja në njerëz të rastësishëm. Hetimet për këtë ngjarje janë përqëndruar në shkaktimin e vetëvrasjes nga ana e 39 vjeçarit korçar.

Share This Video


Download

  
Report form