A1 Report - Durrës, 55 vjeçari i vë flakën vetes para godinës së gjykatës

Report TV 2015-08-21

Views 2

DURRES - Mëngjesin e sotëm një person i ka vënë flakën vetes para gjykatës së Durrësit.

Ashim Shemsi banues në lagjen 15 në Spitallë ndërmori sot në mëngjes në orën 08:15 minuta aktin e vetëflijimit. Ka qenë një polic rrugor i cila ka ndërhyrë duke ndihmuar për të shuar flakët dhe dërguar në spitalin e Durrësit për t'i dhënë ndihmën e parë.

Mjekët e spitalit të Durrësit i kanë thënë se i dëmtuari kishte djegie në gushë, gjoks dhe në fytyrë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e djegie plastikës në QSUT në Tiranë.

Nga të dhënat e para mësohet shkaku i vetëflijimit ka të bëjë çështje pronësie. "Isha në krye të detyrës. E pashë personin që i hodhi benzinë vetes dhe u dogj me çakmak. Shkova menjëherë dhe i hoqa xhaketën rreth qafës, lajmëruam ambulancën e policisë që erdhën e morën"- thotë një polic rrugor i cili i ka ardhur në ndihmë Ashimit për të parandaluar vetëflijimin, në një prononcim për Tv A1 Report.

Share This Video


Download

  
Report form