http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ish i burgosur politik ka tentuar të vetëdigjet me benzinë para Parlamentit. Kujtim Gaziu, ndërsa ka qene duke dhëne një deklaratë për mediat, ka nxjerrë shishen e benzinës dhe ka tentuar t'ia hedhë trupit. Por ndërhyrja e forcave të policisë e ka bërë të mundur shmangien e këtij akti. Forcat e komisariatit numër 1 të kryeqytetit ndodheshin para Parlamentit, pasi një grup ish të përndjekurish politikë kishin paralajmëruar një protestë paqësore, para fillimit të seancës së sotme parlamentare. Pasi ka qëndruar për rreth 1 orë në komisariatin nr 1 Gaziu apeloi për ndihmë pasi familja e tij jeton në kushte të rënda ekonomike. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Avokati i Popullit Igli Totozani i cili kërkon që qeveria të vendos një afat për dëmshpërblimin e ish-të burgosurve të regjimit të kaluar. Ndërsa përmes një deklaratë për shtyp Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise ka sqaruar se ish i përndjekuri politik, Kujtim Gaziu, ka përfituar dy këste të dëmshpërblimit, ndërsa prioritet aktualisht u është dhëne atyre ish të dënuarve që nuk kanë përfituar as këstin e parë.