Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Hapet gara për dhënien me koncesion të aeroportit të Kukësit.Agjencia e Prokurimeve Publike ka publikuar thirrjen për të gjitha kompanitë e interesuara ndërsa afati për pritjen e ofertave është deri në 10 dhjetor të këtij viti. Në njoftim theksohet se forma e kontratës do të jetë koncesion Partneritet Privat Publik.Për të operuar në këtë aeroport kanë shfaqur interes disa kompani fluturimesh lou cost.
Tirane- Aeroporti i Kukësit do të jepet me koncesion Partneritet Privat Publik.
Agjencia e Prokurimeve Publike ka hapur garën për të gjitha kompanitë e interesuara, duke bërë me dije se ofertat do të priten deri në datën 10 dhjetor.
Kontrata parashikon që marrëveshja do të jetë për rikonstruksion, operim, transferim të aeroportit të Kukësit.
Përzgjedhja e ofertuesit fitues do të bëhet në bazë të një procedure konkurruese të hapur.
Ndërsa kohëzgjatja e kontratës koncesionare PPP është 35 vite nga hyrja në fuqi e saj.
Futja në operim i këtij aeroporti ka si qëllim uljen e çmimit të biletave të fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza", të cilat konsiderohen shumë më të shtrenja se në rajon.
Pak kohë më parë qeveria miratoi një bonus prej 8 pikësh për bashkimin e shoqërive ?Kastrati?, sh.a. & ?T.M.D Systems LTD?, që kanë bërë një ofertë të pakërkuar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aeroporti-i-kukesit-me-ppp-hapet-gara-kompanite-e-interesuara-projektin