“Të hapet aeroporti i Kukësit” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-07

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kulmin e diskutimeve dhe negociatave qe qeveria ka me koncesioanrin e aeroportit ?Nene Tereza?, per rishikimin e kontratës, Autoriteti i Konkurrencës i kërkon ekzekutivit te mos mbaje peng tregun.Negociatat, sipas autoritetit, duhet te mos bllokojnë hapjen e aeroportit të Kukësit. Ai duhet te jetë funnskional gjatë kohës kur marrëveshja do të jetë ne negocim me koncesionarin. Me pas te mund te ribëhen kalkulimet për fitimet e munguara qe mund te ketë privati, duke hapur edhe aeroporte te tjera. Ne raportin vjetor te 2015, konkurrenca për te dytën here rekomandon qe te liberalizohet tregu i shërbimeve aroportuale. Kryetarja Lindita Milo thotë se është e nevojshme qe një sere tarifash te afrohen drejt kostos.Behet fjale për pagesat e shërbimeve per ulje ngritjet e avionëve, parkimi, ngarkesa, ndriçimi. Per rrjedhoje rishikohen edhe pagesat qe kryejnë qytetaret për shërbimet qe ata marrin ne ketë aeroport. Ky sugjerim vjen pikërisht per faktin se ne ketë treg kemi te bëjmë me nje monopol, i cili duket sa i vështire aq edhe i pamundur per t?u ndryshuar. Tashme është e ditur se aeroporti i ?Nene Terezës?, per shkak te çmimeve te larta qe ofron, bën qe shqiptaret te pagune me shtrenjte per fluturimet. Vetëm ne Kosove ka katër kompani ajrore low cost, ndërsa ne aeroportin e Tiranës nuk ka ende një te tille. Qeveria ka me shume se dy vjet qe ka nisur negociata me koncesionarin per te ripare kontratën me qellim liberalizmin e tregut, por ne fakt nje marrëveshje e tille ende nuk është finalizuar.

Share This Video


Download

  
Report form