Pacolli:Të hapet aeroporti i Kukësit, jo më kufij mes nesh

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 6

Ndryshe nga kryeministri Hashim Thaçi i cili mbajti vetëm një fjalim formal në kujtim të eksodit 1999, zv/kryeministri i Kosovës ishte më i qartë duke iu drejtuar qeverisë Rama me propozime konkrete të cilat do të rrisin perspektivën ekonomike por edhe vetëdijen për një bashkim të vërtetë kombëtar.

"Të hiqen çmimet e referencës, të hapet aeroporti i Kukësit, të ndërtohet linja hekurudhore Prishtinë-Tiranë, por dhe rifunksionalizimi I portit të Shëngjinit i cili do të rriste më tepër lëvizjen në Rrugën e Kombit ku harxhuar shumë para.", u shpreh Pacolli.

Nuk ka munguar as përgjigjja e kryeministrit Rama i cili për disa pika ra dakord me Pacollin por nuk foli asnjë fjalë për Portin e Shëngjinit apo aeroportin e Kukësit

Pacolli: Te hiqen çmimet e referencës
Kemi ende shumë punë për të bërë. Unë do doja të shoh mallin i cili është zhdoganuar në Durrës dhe ka hyrë në Kosovë të ketë shkuar tek konsumatori. Do të doja të shikoja kamionin i cili është zhdoganuar në Merdarë dhe ai të kalojë pa asnjë ndalesë dhe të shkojë tek konsumatori në Shqipëri. Do të doja shumë që të shoh një njeri të biznesit nga Shqipëria, nga Tirana i cili vjen në Kosovë dhe i nënshtrohet të njëjta atyre të cilave i nënshtrohet çdo kosovari dhe anasjelltas.

Nuk do të doja të kishte çmime referuese. Malli të udhëtojë si në Prishtinë, apo anasjelltas. Nuk na nevojitet ne ndalesë nëpër këto të ashtuquajtura dogana. Dogana është një shenjë që i takon së kaluarës. Njëri prej tyre të likudiohet. Nuk kemi kufij mes vetit.

Qeveritë tona të nisin ndërtimin e rrugës, prej Kalimashit në Gjakovë, ajo rrugë do të shkurtonte kohën për të arritur në Kosovë për 35-40 minuta. I lutem dy qeverive që të ndërtohet kjo rrugë që do të ishte në funksion të ekonomisë.
Aeroporti i Gjakovës nis punën por shqetësohem pse nuk është nën funksion aeroporti I Kukësit.
I lus qeverisë shqiptate të hapë aeroportin e Kukësit. Harxhojmë shuma marramëndëse duke dërguar të sëmurët tanë në Greqi, Itali dhe në vendet e tjera.

Dhe mu këtu në Kukës, për hirë të asaj që ka ndodhur për 15 vite do të doja që të ngrihet një qendër mjekësore që do i shërbejë edhe Shqipërisë edhe Kosovës dhe për këtë dy qeveritë duhen që çmos të gjejnë mjetet dhe kjo qendër duhet të fillojë dhe të ndërtohet dhe aeroporti është këtu dhe ai do ti shërbej kësaj qendre.

Pse të mos kemi kompani ajrore të përbashkët? Nuk nevojitet asnjë investim nga qeveritë, investimi i vetëm nga dy qeveritë që duhet të bëjnë janë liçensat dhe prioriteti i ksaj kompanie të përbashkët.

Ne duhet ta kemi kompaninë ajrore të përbashkët. Prandaj ekzistojnë operatorët ekonomik privat dhe këtu duhet nje motivacon më i fortë prej dy qeverive dhe ne këtë do ta bëjmë.

Dhe në fund është porti i Shëngjinit. Zoti Peleshi ne kemi investitorë që do të vijnë në portin e Shëngjinit të investojnë, do ta rifunksionalizojnë atë, do ta kthejnë atë në aeroport i cili do tu shërbejë edhe Kosovës edhe Shqipërisë. Kemi harxhuar shumë para në ndërtimin e autostradës së kombit dhe...

Share This Video


Download

  
Report form