Ora News - Xhisiela shkon në Apel: Rexhepi është i pafajshëm, paralajmëron median: Më rrini larg

Ora News Lajme 2018-10-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E veshur me një bluzë të bardhë ekstravagante, me syze, Xhisiela Maloku mbërriti në Gjykatën e Apelit me vonesë për të kryer qëllimin e saj: Të dëshmonte para trupit gjykues të kryesuar nga Shpresa Beçaj se Rexhepi ishte i pafajshëm. Madje kërcënoi dhe median se do i padiste nëse do vazhdonin t'i publikonin detaje te tjera do i padiste në media.

Vajza vazhdon t'i qëndrojë deklaratës së saj se gjithçka e kishte bërë për arsye xhelozie dhe në pamundësi të ishte para gjyqtares vendosi të fliste para gazetarëve që ishin tek dera e jashtme për të ndjekur gjithë aktivitetin.

Shkak i vonesës sipas saj ishte trafiku i ngarkuar.

"Erdha për ta mbështetur, por për arsye trafiku erdha me vonesë dhe nuk arrita të jem në gjykatë për ta mbështetur. Në seancën tjetër do të jem, sepse është i pafajshëm."

Pyetjes së gazetares: Ju jeni viktimë në këtë proces?

Xhisiela u përgjigj: "Nuk jam viktimë. Nuk jam tërhequr për asnjë lloj presioni. E kam bërë në një deklaratë noteriale. Ato që kam thënë në media janë të vërtetat e vetme dhe kjo është e vërteta, çfarë doni të aludoni vazhdoni."

Gazetarja: Pse duhet të të besojmë

Xhisiela: Pse duhet të mos më besoni?! Oficeri i policisë që flet kundër meje tani është në azil politik.

Gazetari: A e ke takuar Rexhepin pasi është arrestuar?

Xhisiela: Jo, kam kontaktuar me të kemi marrëdhënie shumë të mira.

Gazetari: Po si i ke marrëdhiet shumë të mira ke shkuar në paraburgim ta takosh.

Xhisiela: Jo, por kemi marrëdhënie shoqërore shumë të mira. Këtu kam ardhur për ta mbështetur dhe për të treguar atë që kam thënë në media dhe në gjykatë. Jam shumë e bindur që nuk do kemi më probleme. Problemet kanë ardhur për arsye xhelozie.

Gazetarja: Kush na siguron që nuk ke më probleme

Xhisiela: Mjaftoj unë. Unë jam Xhisiela. Mediave u kam kërkuar të më rrini larg sepse jeni marrë dhe me detajet më të vogla të miat. Tani e tutje kush merret me jetën time personale do ta çoj në prokurori.

Ajo kërcënoi dhe median: "Më rrini larg. Një media që do merret me jetën time do ta çoj në prokurori"
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/xhisiela-shkon-ne-apel-rexhepi-eshte-i-pafajshem-paralajmeron-median-me-rrini-larg

Share This Video


Download

  
Report form