Presidenti Ilir Meta i ftuar sonte në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? në Report Tv duke komentuar debatin mes Serbisë dhe Kosovës për rishikimin e kufijve ka deklaruar se ??Vija e kuqe është dhe mbetet stabiliteti dhe siguria e Kosovës?. Referuar qëndrimit të kryeministrit se ?ndodhemi para një shansi që nuk duhet humbur?, kreu i shtetit theksoi se qëndrimi i tij është në sinkron me atë të qeverisë dhe për këtë ka pasur edhe një takim me Bushatin.
Kam thënë që në rastin më të mirë është humbje kohe, dhe në rastin më të keq rrezikon hapjen e kutisë së Pandorës. Dhe kjo nuk është diçka e rëndë po të flasim për çështjen e kufijve në Ballkan sepse dihet se nga i kanë ardhur fatkeqësitë Ballkanit historikisht, por edhe jo më shumë se para 20 e ca vitesh.