TIRANË- Një prej avokatëve të kreut të Partisë Demokratike, Gazmet Bardhi, jashtë Gjykatës është shprehur se Basha ishte tërësisht i përfaqësuar në procesin gjyqësor për ?Toyota Auris?.
Basha nuk ka asnjë hall në këtë proces. Ndjehet i përfaqësuar. Ai i qëndron të gjitha deklarimeve të bërë për këtë çëshjte. Ky është proces ligjor.
Gazment Bardhi, avokat
Pas kësaj, Bardhi konfirmoi sërish deklaratat e Bashës, i cili e quajti Ballën si person të përfshirë në eurot e bllokuara në Durrës.
Procesi sot ishte një seancë pajtimi, ne shprehëm se i qëndrojmë të gjithë atyre që kemi deklaruar në fillim. Personalisht Balla ka hallin e tij dhe vjen në Gjykatë.
Gazment Bardhi, avokat