TIRANE-Gjykata e Apelit vendosi sot që të shqyrtonte në dhomë këshillimi pa praninë e palëve për të rihapur cështjen apo ta pushtojë dhe të lerë në fuqi vendimin për dosjen e Lulzim Bashës dhe dy zyrtarë të tjerë të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Në përfundim të seancës, avokati i Lulzim Bashës, ish-deputeti Eduard Halimi u shpreh se palët nuk paraqitën asnjë provë, referuar prokurorisë, që apeloi vendimin për pushimin e akuzave.
"Në këto raste, këto cështje duhet të shqyrtohen për 15 ditë nga Apeli në dyer të mbyllura në dhomë këshillimi. Kjo është dispozitë urdhëruese, në rast se nga shqyrtimi i dosjes, apo ka prova të reja që do i nënshtrohen një hetimi, gjykata mund të marrë vendim ndryshe. Gjyqtari pyeti nëse kanë prova të reja, palët thanë nuk kanë. Gjykata do të njoftojnë palët në një moment të dytë" tha ai.
Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua më 13 janar vendosi pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi.
Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i cilësoi të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, lidhur me lobimin në SHBA, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë.
Me një vendim të tillë, prokuroria nuk ishte dakord dhe vendosi ta apelonte, tani pritet vendimi nëse do të rihapet dosja apo do të lihet në fuqi vendimi.