Tragjedia e Torovicës, asnjë masë për evitimin e rrezikut, Arqipeshkvi: Shteti të parandalojë

Report TV 2018-10-08

Views 0

Në 1 vjetorin e tragjedisë së Torovicës ku humbën jetën 2 vëllezer dhe nusja shtatzënë e njërit prej tyre, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Angelo Massafra është shprehur se insitucionet përgjegjëse duhet të bëjnë kujdes më të madh për të parandaluar ngjarje të tilla.Duke folur në meshën e shenjtë të zhvilluar në kishen e Balldrenit në përkujtim të viktimave Massafra tha, se dhe njerëzit duhet të jenë më të kujdesshëm për jetën e tyre dhe jo të fajësojnë Zotin për gjithçka që ndodh.

Këto gjëra nuk i shkruan Zoti, por njeriu me pakujdesinë e tij. Përgjegjësia është tek ata që pastrojnë dhe ndërtojnë rrugët për të parandaluar këto gjëra.

Angelo MASSAFRA, Arqipeshkv i dioqezes Shkoder-Pult
1 vit më parë dy vëllezer dhe nusja shtatzënë e njërit prej tyre humbën jetën, pasi makina me të cilën po udhëtonin në aksin rrugor Balldre-Torovicë u godit nga një gur që ra nga mali. Kur ka kaluar 1 vit nga tragjedia, ndërsa në këtë zonë vijojnë të bien gur, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve, insitucionet shtetërore vijojnë të heshtin duke mos marrë asnjë masë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS