A1 Report - Asnjë masë për tragetin që la të mbytej 39-vjecarin, lundron i 'lirë'

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANE - 13 ditë pas 19 Prillit, ku 39-vjeçari Gentian Peta gjeti vdekjen nga shkaqe të paditura teksa udhëtonte me tragetin e linjës Bari-Durrës, trupi i tij ende nuk është gjetur pasi u ndodh në uje, akoma më shumë, nuk ka një përgjegjës për mungesën e ndihmës së parë që i duhej dhënë nga ekuipazhi i tragetit "Bridge".

12 milje lajg portit të Durrësit, ajo çka thanë pasagjerët me të mbërritur në port ishte shokuese. Sipas tyre, 39-vjeçari u la të mbytej duke mos i ofruar as procedurat standarde nga personeli i tragetit.

"E lanë njeriun në det, asgjë s'i hodhën..ai kërkonte ndihmë, asnjë mjet për ta shpëtuar ...", tha një pasagjer.

Deklarata e fundit: "Vinçat nuk kanë punuar" ...

Por a u mjaftua me këto deklarata kapiteneria e portit të Durrësit për të nisur kontrollin ndaj drejtuesve të ekuipazhit?

"Normalisht raste të tilla janë të dhimbshme por komanda e anijes ka gjithë pergjegjsinë ligjore që të vazhdoje procesin e kërkim-shpëtimit. Doli mjeti i rojes së financës por u rikthye për një problem mekanik. Presim që sërisht ata të shprehin gaditshmërinë për tu kthyer në rajonin e kërkim-shpëtimit", - do të deklaronte kapiteneria më 19 Prill.

Përkundrazi u hodhën poshtë dyshimet e pasagjerëve duke thënë se ekuipazhi ka vepruar sipas rregullave detare duke marrë të gjitha masat për shpëtimin e tij. Por një video e publikuar në media, tregon atë që panë pasagjerët, faktin se trageti "Bridge" nuk disponon as mjetet minimale të kushteve teknike për të shpëtuar një jetë që kërkonte ndihmë.

Prokuroria dhe policia e Durrësit kanë nisur një hetim për të cilin ende nuk ka rezultat përfundimtar edhe pas dëshmive nga një numër i konsiderueshëm pasagjerësh, për mungesën e gatishmërisë së mjeteve të operacionit të kërkim- shpëtimit për 39-vjeçarin Gentian Peta. Zyrtarisht, policia e Durrësit ka bërë me dije se do të hetohet me kujdes mënyra e kryerjes së veprimeve nga stafi drejtues i tragetit dhe ekuipazhi, nëse kanë përmbushur apo jo procedurën standarde. "Skafi ishte i shpuar, barka e shpëtimit ishte pa karburant; kur i hodhën karburant, nuk punonte vinçi që ta zbrisnin në ujë", kanë deklaruar pasagjerët e tragetit grek "Bridge".

Trageti "Bridge", që bën linjën e përditshme Durrës-Bari dhe anasjelltas, është me pronar dhe ekuipazh grek. Kapiteneria e portit të Durrësit sqaron se, pas ngjarjes

Share This Video


Download

  
Report form