Report TV - Shteti asnjë ndihmë për familjen Hyka në Godolesh të Elbasanit

Report TV 2018-05-10

Views 1

Pak ditë më parë Report Tv solli në vëmendje vështirësinë e të jetuarit të familjes Hyka në fshatin Godolesh të Elbasanit. Pas apelit për ndihmë drejt kësaj familje janë nisur edhe ndihmat e para, kryesisht në ushqime.

Shqetësuese mbetet shtëpia, pas transmetimit të kronikës, një pjesë e murit të shtëpisë është shembur. Deri tani asnjë ndihmë nuk është ofruar nga shteti për këtë familje.

Pas kronikës së transmetuar në Report Tv për gjendjen e mjeruar të familjes Hyka në fshatin Godolesh të Elbasanit, kanë mbërritur edhe ndihmat e para. Por ndërkohë gjatë këtyre ditëve një pjesë e murit është shembur dhe i moshuari 84 vjeçar Xhaferr Hyka tregon se si ka mundur ta rindërtojë dhe ta mbajë në këmbë çatinë.

?Pikoj muri dhe çatia nga reshjet më pas u rrëzua por e rregullova vet, nuk kisha rrugëzgjidhje tjetër, ishte ftohtë,? shpjegoi Xhaferr Hyka gjyshi i shtëpisë.
Në ndihmë të familjes ka mbërritur fondacioni ?Fundjavë ndryshe? i cili ka siguruar një sasi ushqimesh dhe ilaçesh për të moshuarit.

Share This Video


Download

  
Report form