Shiu dhe bora për një pjesë të konsiderueshme të familjeve shqiptare mund të cilësohet si vdekjeprurëse, pasi ato jetojnë në kushte mjaft të vështira. E tillë është edhe familja Kaçuli nga fshati Griqan i Elbasanit. 6 pjesëtarët e familjes Kaçuli janë strukur në një kënd të shtëpisë që të shpëtojnë nga i ftohti pasi shtëpia e tyre është tërësisht e rrënuar.
Ajo që ndodh jashtë pothuaj është e pranishme edhe brenda ndërtesës gërmadhë. Mure të lagësht të shembur që mezi qëndrojnë në këmbë, çatia e rrënuar ndërkohë që çdo pikë e shkrirë prej saj futet pa asnjë ndalesë brenda shtëpisë. Kanë vite që përpiqen të dalin nga varfëria. Por me tokën e pakët nuk mund të mbulojnë dot asnjë shpenzim. Nuk mund të blejnë dot as disa thasë me miell, të paktën për të siguruar bukën.
Gruaja e shtëpisë tregon me dëshpërim, ajo shprehet se nuk kanë nga të ia mbajnë. E vetmja ndihmë për këtë familje është një 6 mijë lekësh përkrahje që nuk i dalin as për ilaçe. ?Jemi shumë keq or bir, shiu na futet i gjithi brenda, ku të vemi, ku të futemi, kërkojmë ndihmë. As punë asgjë nuk ka. Unë marr një 6 mijë lekësh, më duhen për ilaçe për vete? thotë Xhemile Kaçuli.