Familja Bislimi nga Tetova, thirrje për ndihmë

alsatmtv 2015-08-21

Views 16

Kjo është 33 vjeçarja Sebajete Bislimi nga Tetova. Edhe pse në moshë të re ajo tani më disa muaj është e lidhur për këtë shtrat dhe vuan nga tumori në tru. Fatkeqësisht, gjendja e vështirë financiare ka ndikuar që Sebajetja mos ti kryej kontrollet e nevojshme shëndetësore si dhe ti sigurojë ilaçet e duhura për këtë sëmundje. Siç rrëfen ajo, mjekët i kanë rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale jashtë Maqedonisë mirëpo për të kaluar këtë intervenim ajo bën apel ndaj gjithë njerëzve humane për grumbullimin e mjeteve për të udhëtuar jashtë vendit.

"Për së fundi herë më kanë thënë me u operua në shtetet e jashtme këtu nuk garantojnë as Shkupi as Tetova. Për mu operu në shtetet e jashtme unë nuk kam, jam me qira, me nji rrogë 200 euro. A të vjen keq kur e sheh se fëmijët duhet të angazhohen për ty? Nuk më dhimbet vetja aq sa më dhimben fëmijët, për fëmijët e bëj, dëshiroj ti rrisë fëmijët e mos të mbeten jetimë se vet jam rritur jetimë, çka vjen prej Zotit do ta përballojë por nëse ka ndonjë bamirës i bëj apel të më ndihmojë për hir të Zotit. Unë kam nevojë edhe për shtëpi ama thash nuk më intereson shtëpia, veç shëndeti, me najlon do të rri e do të mundohem vetëm fëmijëve t'ua plotësoj kushtet. Fëmijëve të mi nuk i plotësohet asnjë kusht, ata kanë shumë nevojë, kur kthehet djali fërgon vezë, fëmijët e mi çdo ditë hanë bukë e vezë, pastaj merën me mu", tha Sebajete Bislimi, e sëmurë

Zonja Sebajete dëshiron të jetë një nënë dhe bashkëshorte e mirë. Këtë e dëshmon edhe djali i saj Elldizi 12 vjeç i cili me lot në sy tregon për vuajtjet dhe dhimbjet që përjeton nëna e tij çdo ditë. Edhe pse shumë i vogël, Elldizi i bën pothuajse të gjitha punët e shtëpisë,pastron, rregullon dhomën dhe përgatit ushqim. Bashkë me motrën e tij, Fluturën 7 vjeçe ata çdo ditë hanë vezë të fërguara.

"E kujtoj se çka bën vet, kush i ndihmon, a mund të ngrihet, a është e sëmurë a i dhemb koka. Unë e paloj shtratin, e shtroj. E bukë a përgatit ndonjëherë vet? Po përgatiti. Çka hani më shpesh? Vezë hamë çdo ditë".

Familja 4 anëtarësh Bislimi për momentin jeton me qira dhe nuk kanë asnjë të ardhur mujore. Personi i vetëm që punon është kryefamiljari I shtëpisë I cili nga mëngjesi deri në mbrëmje kërkon punë për ti siguruar ilaçet e shtrenjta të bashkëshortes së tij.

Melihate Rustemi


Të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë zonjë mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:

+389 71 688 304

XHirollogaria: 200002650980504
SEBAJETE BISLIMI
IBAN: MK07200002650978467
STOPANSKA BANKA AD SKOPJE

Share This Video


Download

  
Report form