Report TV - Prokuroria kërkon arrest me burg për ‘Babalen’ dhe kunatin e tij

Report TV 2018-10-06

Views 0

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon "arrest me burg" për Albert Veliun, njeriu që denoncoi publikisht se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafik droge.Audio-përgjimi dhe intervista e Babales u realizua nga gazetari Jetmir Olldashi dhe u publikua nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Report Tv mëson se e njëjta akuzë rëndon mbi kunatin e Veliut apo dëshmitarit X, i cili quhet Fredi Alizoti. Ky i fundit mësohet të jetë personi që në disa raste bën zërin e Agron Xhafajt (në rol) në përgjigjet që i jep Babales. Po ashtu mësohet se Prokuroria ka dhënë masën detyrim paraqitje për gazetarin Olldashi, që intervistoi të ashtuquajturin dëshmitari X. Ata të tre akuzohen për kallëzim të rremë.

Report Tv mëson gjithashtu detaje nga përgjigji e ekspertizës së cilës iu nënshtrua videopërgjimi ku thuhej se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj fliste me një ish-trafikant, Albert Veliun. Sipas ekspertizës, audiopërgjimi ku shfaqet Albert Veliu është i montuar

?Zëri në audio-përgjim është shumë i dobët. Është e pamundur të identifikohen zërat?,0 thuhet në ekspertizën angleze.

Share This Video


Download

  
Report form