Gjykata e Apelit në Shkodër po zhvillon se" /> Gjykata e Apelit në Shkodër po zhvillon se"/>

Ora News - Kryebashkiaku i Lezhës dhe zyrtarët e tjerë në Apel, Prokuroria kërkon "arrest me burg"

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Apelit në Shkodër po zhvillon seancën gjyqësore ndaj zyrtarëve vendorë të Lezhës, me në krye kryebashkiakun Frroku.

Prokuroria e Lezhës ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Lezhës, e cila vendosi lirimin e shumicës prej tyre dhe hetimin e tyre në arrest shtëpiak.

Prokuroria thotë se ka prova të mjaftueshme dhe për këtë kishte kërkuar masë tjetër sigurie ?Arrest me burg?.

Në burg mbetën vetëm juristi i bashkise, Ardenis Haxhia dhe Enkelejd Zefi, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

Frrokaj së bashku me 11 zyrtarë u arrestuan më 16 mars 2018 pasi u akuzuan se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën dhe falsifikuar dokumente, kanë tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur ?Rana e Hedhun?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryebashkiaku-i-lezhes-dhe-zyrtaret-e-tjere-ne-apel-prokuroria-kerkon-arrest-me-burg

Share This Video


Download

  
Report form