Ora News - Paketa antishpifje, Demalia: Si Agjitacioni dhe Propaganda në kohën e komunizmit

Ora News Emisione 2018-10-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për analistin Ilir Demalia, propozimi i kryeministrit Rama për krijimin e një pakete antishpifje është një lojë e Edi Ramës për të tërhequr vëmendjen nga problemet me krimin.

Në një lidhje me skype për Ora News, Demalia e krahasoi paketën antishpifje me nenin 55 të Agjitacionit dhe Propagandës në kohën e komunizmit, për t'i mbyllur gojën popullit.

Ilir Demalia: Kjo është një lojë e Edi Ramës që e bën më shumë për të tërhequr vëmendjen dhe për të zhvendosur gjithë problemet që ai ka të lidhura me krimin. Nuk ka nevojë të shpifësh sot për Rilindjen dhe kryetarin e saj, sepse ka aq shumë të vërteta, që nuk ke nevojë të krijosh shpifje apo të sajosh gjëra për lidhjet e kësaj bande të Rilindjes me kryetarin e saj, me rrjetet kriminale, me kriminelët e futur në parlament që nuk mund t'i mohojë Rama, në administratë, në qeveri ku nuk ka nevojë për të shpifur, sepse ata janë fakt në të gjitha këto instanca dhe Rama i di shumë mirë, njerëzit i dinë shumë mirë, por është pafuqia e një populli për të reaguar.

Rama në mënyrë të qëllimshme krijon një çorganizim të organizuar, për të vepruar me justifikimin e bandave të tij dhe për të forcuar pozitat që ai po vepron me një diktaturë me hibritizëm anarkik. Këtë e bën sepse diktaturat zhvendosin vëmendjen nga problemet kryesore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paketa-antishpifje-demalia-si-agjitacioni-dhe-propaganda-ne-kohen-e-komunizmit

Share This Video


Download

  
Report form