Ora News - Paketa antishpifje, Shoqatat e medias kundër 2 projektligjeve të qeverisë

Ora News Lajme 2018-12-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Pas organizatave ndërkombëtare, edhe organizatat shqiptare të medias dhe të të drejtave të njeriut i kërkojnë kryeministrit Rama të tërheqë iniciativat ligjore për mediat online.

Sipas tyre, dy projektligjet aktuale janë tentativa e katërt në më pak se katër vjet, që synon të krijojë një regjim kontrolli qeveritar mbi mediat.

Në letrën që mban firmën e 6 organizatave, thuhet se rojektligjet janë prezantuar për konsultim publik, pa u shoqëruar me një relacion shpjegues mbi nevojën apo jo për ligje të tilla, pa studime të mirëfillta për gjendjen aktuale, pa identifikuar probleme të mundshme dhe pa arsyetuar nevojën e ndërhyrjes dhe masën e saj.

"Projektligjet, të cilat synojnë të krijojnë një regjim licencimi, kontrolli, gjobitjeje dhe mbylljeje të faqeve të internetit, i japin hapësira të gjera autoriteteve të kërcënojnë me gjoba disproporcionale dhe me mbyllje, mediat në internet.

Organizatat besojnë se të dy projektligjet, në formë dhe në frymë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Të Drejtën Europiane. Ato përbëjnë kufizim krejtësisht të panevojshëm të lirisë së shprehjes e lirisë së medias dhe përmbajnë rrezikun e krijimit të një regjimi policor mbi median në internet.

Parë kjo në kuadër të gjendjes aktuale të medias në Shqipëri, me dominimin e "lajmeve" false që shpërndahen nga zyrat e shtypit dhe që prezantohen si informacione të pavarura në median konvencionale, kryesisht televizione, synimi i projektligjeve duket se është vendosja nën kontroll të plotë të informacionit në duart e qeverisë" thuhet më tej në deklaratë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paketa-antishpifje-shoqatat-e-medias-kunder-2-projektligjeve-te-qeverise

Share This Video


Download

  
Report form