Ora News – Patozi: Të hapen dosjet për 140 deputetët dhe njerëzit e medias

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi i bëri thirrje kreut të Kuvendit Ilir Meta që t?i drejtohet institucionit të hapjes së dosjeve të diktaturës komuniste për të hapur fillimisht dosjet për 140 deputetët.
Gjatë fjalës në Parlament, Patozi tha se Kuvendi duhet të ishte para familjarëve të Musine Kokalarit për hapjen e dosjeve.
Ai tha gjithashtu se shembulli duhet ndjekur edhe nga institucione të tjera si dhe nga media.
Sipas Patozit, ka evidenca që njerëz që punojnë në media dhe i japin moral shoqërisë prej 27 vitesh, kanë bashkëpunuar me llumin e sigurimit të Shtetit.
Patozi: Shtysë për fjalën time u bënë lajmet e djeshme, sipas të cilave ka nisur më në fund zbatimin ligji i hapjes së dosjeve në Shqipëri. Aplikanti i parë ishte familja e Musine Kokalarit dhe unë nuk kam çfarë të them përveç admirimit të kësaj familjeje që ka pritur për 27 vjet. Një nga ikonat apo emblemat e persekutimit politik në Shqipëri dhe shembullin e gjallë e krimeve të diktaturës. Me gjithë konsideratën që kam për familjen, prapë se prapë nuk prisja që të ishte kjo familje e parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/patozi-te-hapen-dosjet-per-140-deputetet-dhe-njerezit-e-medias/

Share This Video


Download

  
Report form