#tvora #rtvoranews
Kuvendi do të kërkojë mendimin e Komisionit të Venecias edhe për paketën anti-shpifje. Edhe pse tashmë shkresa është nisur për të marrë mendimin e ekspertëve ndërkombëtare, dekreti i Presidentit është rrëzuar nga deputetët e mazhorancës në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Kreu i Shtetit ka kërkuar të rishihen nenet që kanë të bëjnë me gjobat ndaj medias elektronike si dhe kompetencave të shtuara që ka marrë AMA.
Edhe paketa antishpifje në Komisionin e Venecias! Zhurma e madhe e bërë në publik dhe thirrjet e organizatave ndërkombëtare kanë detyruar mazhorancën t?i drejtohet sërish për një opinion ekspertëve ndërkombëtarë.
Në seancën plenare të 20 marsit Komisioni përveç shqyrtimit për Gjykatën Kushtetuese do të ketë në tryezë edhe ligjin për mediat audiovizive, pjesë e paketës antishpifje. Por pavarësisht kësaj kërkesë mazhoranca në komisionin e veprimtarisë rrëzoi dekretin e Presidentit Meta për ligjin për mediat elektronike, duke nënvizuar se argumentet e relacionit juridik të Kreut të Shtetit janë të pamjaftueshme.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/kreu-i-shteti-kerkon-kthimin-e-paketes-anti-shpifje-ps-gati-te-rrezoje-dekretin
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp