Gjatë vizitës së tij në Uashington, presidenti i vendit Ilir Meta ka qënë i ftuar nderi i Qendrës së Analizave Politike Europiane (CEPA) në Universitetin ?John Hopkins?.
Gjatë eventit, Meta ka mbajtur edhe një fjalë ku edhe ka komentuar zhvillimet në rajonin e Ballkanit. Sipas tij, faktori shqiptar, ka qënë një katalizator jetik për hapësirën e kufijve të NATO dhe BE në rajon, ndërsa një ndryshim i mundshëm kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë do të hapte kutinë e Pandorës.
Propozimi më i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kohë e çuar dëm. Do përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj. E paimagjinueshme që dialogu Kosovë-Serbi të prodhojë një marrëveshje, e cila do ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike.
Ilir Meta, president