Report Tv-Kritiku i artit analizon 14 shfaqjet në festival, Papagjoni: Mjerim i madh

Report TV 2018-10-02

Views 4

Kritiku i artit Josif Papagjoni pas përfundimit të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove analizon dhe kritikon shfaqjet e 14 trupave nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi.

Profesori vazhdimin e kësaj tradite të nisur në vitet ?60, por që prej 13 vitesh nuk është zhvilluar (2005), e sheh pozitive. Ndërsa, zhvillimet e mendimeve kritike për shfaqjet i konsideron jo vetëm të vakëta, por edhe të dështuara. Prandaj profesori për kamerën e ?Report TV? propozon, që një herë në katër ose në dy vite të bëhet një bienale në Tiranë ose në Prishtinë dhe Shkup.

Ky festival që do të iniciohet nga tre ministritë gjegjëse, duhet që të jetë festival i përzier midis dramës botërore apo dramës shqipe apo i përzier. Në mënyrë që të vendosen kritere më të sakta vlerësimi, sepse shthuret balanca edhe mënyra e vlerësimit. Ne nuk mund që të pretendojmë që tekstet e autorëve shqiptarë me tekstet që kanë marrë gjithë vëmendjen botërore. Në këtë festival mund të ndiqet ky kriter, një festival të dramës shqipe edhe një festival me tekstet klasike.

Josif Papagjoni, kritik arti

Përtej ngutjes ndoshta për efekt të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut në Tiranë, e aq më tepër për inaugurimin e ArTurbinës, që nesër sipas profesorit mund të jetë një teatër i lagjes, por jo Teatri Kombëtar, me përzgjedhjen e veprave duhet pasur kujdes.

Në këtë rast çdo festival një nga elementet kryesor është përzgjedhja, ka një ekip përzgjedhës, që merr përsipër që të nxjerr nga i gjithë produkti katërvjeçar veprat më të spikatura. Duhet tre veta që për katër vite të kryejë selektimin. Dhe së dyti, që të mund të ndërtosh një forum të kritikës, që e pamë që ishte shumë poshtë, sepse nuk thuhet e vërteta në sy. Kritika nëpër tavolina flet. Që të ndërtohet kritika e vërtetë autoritare duhet medoemos, që të jetë forumi i kritikës.

Josif Papagjoni, kritik arti

Por, cila ishte shfaqja që ka lënë më shumë gjurmë në këtë festival tek profesori?

Për mua ?Medea? është shfaqja më e bukur në këtë festival. Në këtë shfaqje kemi një ekip, që të çon në aromën e vjetër të antikitetit grek, por që nuk mbetet aty, por vjen edhe në domethënie edhe në stile të ligjërimit të sotëm, të njeriut të sotëm.

Josif Papagjoni, kritik arti
Veprat e traditës, të nxjerra nga sirtari ose jo, a tregojnë vlerën reale të teatrove të rretheve?

Unë mendoj se kjo mund të bëhet në një festival për të dramës shqipe, edhe për respekt edhe për ngjallje, por ky tekst ka problem siç ka gjithë dramaturgjia e Ethem Haxhiademit. Duke ardhur tek Pirro këtu lind problemi sesa do ta bëjmë këtë tekst ligjërimor ta shndërrojmë në shfaqje.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS