Ndonëse, kryeministri Edi Rama, në një bilanc të fundvitit 2019, e konsideroi kulturën si një nga sektorët më të ?artë?, që tejkaloi pritshmërit e parashikuara, duke renditur rreth 1130 shfaqje të prezantuara në skenat teatrore shqiptare, kritiku i artit Josif Papagjoni, njëkohësisht frekuentues i rregullt i këtyre veprave, teksa analizon nivelin e tyre. Ai argumenton, se numri i shfaqjeve nuk është tregues në një vend ku ka mungesë skenash teatrore, ka vëmendje të paktë ndaj statusit të artistëve, apo edhe shfaqjet që lënë gjurmë në 365 nuk janë më shumë se dy.
?Ky vit në raport me vitet e tjera jo se është i jashtëzakonshëm, por as dështak, është një vit i rëndom, i zakonshëm, nuk ka ndonjë ngjarje të madhe në teatër... Kulmet e vitit 2019 në teatër do të gjykoja dy shfaqje, që më kanë lënë mbresa të thella, së pari shfaqja e Teatrit Kombëtar të Prishtinës, ?Karnavalet e Korçës?, nën një regji brilante nga Altin Basha, një komedi klasike shqiptare, që unë e kam parë në katër versione. Edhe së dyti, ?Kopshti i qershive? me regji të Dino Mustafic nga Teatri ?Andon Zako Çajupi? i Korçës, që ishte një tekst shumë i bukur. Regjisori i mbivendos kuptime të reja tekstit të Çehovit?, thotë kritiku i artit Josif Papagjoni.