A1 Report - ISUV analizon perimet per hormone: Brenda normave te lejuara europiane

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE- Rezultati i analizave të kryera për praninë e pesticideve, metaleve të rënda dhe fito-hormoneve të perimeve të freskëta ka rezultuar negativ. Ky rezultat është bërë i ditur nga nëndrejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore e Veterinare Ardian Xinxo në një deklaratë për mediat.

Faza e ekzaminimeve të perimeve që përbën një proces të qëndrueshëm vjetor nga ky institucion ka përcaktuar se norma e pranisë së pesticideve në perimet e freskëta është brenda normave të lejuara europiane.

Nëndrejtori Ardian Xinxo ka bërë me dije që kampionet e sjella nga AKU në qytetin e Durrësit dhe të Fierit janë proceduar në disa faza që ky institut analizon në përputhje me standardet europiane.

Masa me pesticidin e marrë nga perimet është injektuar në një kavie eksperimentale nga e cila ka rezultuar që nuk përbën rrezik.

Më pas në fazat e tjera të laboratorit teknik të ISUV-së kanë dalë shifra e saktë në të cilën pesticidi i gjendur në perime të ndryshme si domate, kastravec, mollë etj është brenda normave të lejuara.

Fermerët e Lushnjës janë ata që po vuajnë pasojat e emrit të keq që i dhanë vetes duke përdorur më parë stimuluesit për rritjen e perimeve. Ndërkohë ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti pak ditë më parë vizitoi farmacitë bujqësore në Tiranë, për të parë nga afër se si tregtohen pesticidet, insekticidet, fito-hormonet që përdoren në prodhimet bujqësore nga fermerët.

Share This Video


Download

  
Report form