Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ekonomia shqiptare është mbështetur më pak nga sektori bankar në 6 muajt e parë të vitit. Treguesit e raportit të Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re dhënë nga sektori bankar, gjatë periudhës janar-qershor, ishte 12% më e vogël në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, duke shënuar vlerën 124 miliardë lekë më pak.
Kjo situatë është ndikuar nga tkurrja e kredisë së re për bizneset me 95 miliardë lekë më pak, ndërkohë që, kredia e re për individët ishte më e lartë nga periudha e kaluar.
Disa prej faktorëve që kanë ndikuar në uljen e kredisë janë rritja e normave të interesit por edhe nga shtrëngimi i kushteve të kredimarrjes si rezultat i nivelit të lartë të kredive të këqija. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë pavarësiht masave të marra për uljen e kredive me probleme në 6 muajt e parë të vitit niveli mbeti 13.3% i njëjtë me fundin e vitit 2017.
Ulja e kreditimit nënkupton që investimet dhe rritja e të punësuarve për këtë periudhë në sektorin privat nuk do të kenë përmirësim.
Sipas monedhave, kreditimi në lekë ka shfaqur norma më të larta rritjeje se ai në valutë të huaj kryesisht në euro.
Kjo si rezultat i uljes së normave të interesit për kreditimin në lekë. Ndërkohë, normat e interesit për kreditë në euro shfaqen lehtësisht më të larta se në tremujorin e parë, por mbeten në nivele më të ulëta në krahasim me vitin 2017.
Gjatë pjesës së parë të vitit, bizneset raportojnë se problematikat lidhur me aksesin në financim dhe kostot e financimit kanë shënuar një rritje të lehtë në vlerësim për të gjitha madhësitë e ndërmarrjeve. Konkurrenca dhe gjetja e tregut konsiderohen si sfidat kryesore për aktivitetin e ndërmarrjeve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bie-kreditimi-i-ekonomise-ne-6-muaj-u-dhane-124-mld-leke-me-pak