Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Realizimi i investimeve në ekonominë shqiptare ka qenë 10 % më i ulët se plani i qeverisë për 8 muajt e parë të këtij.
Në bazë të treguesve fiskal të ministrisë së Financave konstatohet gjate kësaj periudhe shpenzimet kapitale janë realizuar në masën 28.8 miliard lekë nga 32 që ishin pritshmëritë.
Megjithatë treguesit e investimeve vetëm për muajin gushtit janë pozitiv pasi ka pasur një tejkalim të planit.
Mungesa e investimeve në një ekonomi do të thotë se në vend nuk janë kryer investime në infrastrukturë, në rrugë, spitale apo shkolla. Buxheti i përgjithshëm vetëm për infrastrukturën në vitin 2016 shkon rreth 21 miliardë lekë.
Fondi i Rajoneve ndërkohë parashikon të investojë rreth 10.5 miliardë lekë dhe nga llogaria e Investimeve kapitale. Rënia e investimeve në vend vjen pas disa treguesve jo pozitiv edhe me investimet e huaja direkte në ekonominë shqiptare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ngadalesohen-investimet-mf-ne-8-muaj-3-2-mld-leke-me-pak-se-plani/