Ora News – Kreditimi i ekonomisë u rrit me 1.8 miliardë lekë në muajin korrik

Ora News Lajme 2017-10-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekonomia shqiptare është kredituar më tepër gjatë muajit korrik. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë raportojnë se rritja ka qenë me 1.8 miliardë lekë krahasuar kjo me muajin qershor të po këtij viti.
Sipas të dhënave rritje ka pësuar kredia për biznese por edhe për individ. Dhënia e kredive nga bankat e nivelit të dytë ka qenë mjaft e dobët për ekonominë e ndikuar kjo nga niveli i kredive të këqia, por edhe si pasojë e një kërkese të dobët nga bizneset.
Ndërkohë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë kreditimi ka qenë më i dobët me rreth 4 miliardë lekë. Ndërkohë që më shumë janë kredituar individët e ndikuar pasi shlyerja e huave është më e lartë nga kjo kategori.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/kreditimi-i-ekonomise-u-rrit-me-1-8-miliarde-leke-ne-muajin-korrik/

Share This Video


Download

  
Report form