Kapen dy amerikanë në Tiranë, prodhonin drogë sintetike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia Shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe DEA Amerikane kanë finalizuar operacionin antidrogë ndërkombëtar tw koduar "Sintetiku" duke arrestuar 2 shtetas amerikanë, të cilët strehoheshin në Shqipëri.Në zbatim të letër porosisë të autoriteteve amerikane, si dhe pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për zbatimin e saj,  u prangoswn:- Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA;- Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA.Ndaj tyre, Gjykata e Connecticut, SHBA kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope" kjo vepër e kryer nëpërmjet ?dark web?.Keta shtetas ishin nën hetim prej 1 viti nga DEA. Ata kishin krijuar bazë dhe fshiheshin në Tiranë, ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike.Gjatë kontrollit në bazën ku fshiheshin dhe zhvillonin aktivitetin kriminal këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet  dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drograve sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike.Shtetasit e mësipërm u mbajtën nën vëzhgim nga agjentët e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe u arrestuan në Morinë, në tentativë për t'u larguar nga Shqipëria.Në operacion kanë marrë pjesë edhe agjentë e DEA-s.Policia e shtetit tha se për arsye hetimi nuk jane bere me dije detaje të tjera.

Share This Video


Download

  
Report form