http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Plot 2.5 tone droge është ngarkesa e radhës qe kaloi përmes detit drejt Italisë, por qe nuk mundi te mbërrinte ne destinacion. Mediat italiane publikuan foto të ngarkesës së hashashit që u sekuestrua mbrëmjen e së premtes në afërsi të Manfredonias.Sasia e madhe u kap gjatë një superoparacioni i cili zgjati për rreth 5 orë për ndalimin e skafit me dy trafikantë shqiptare. Në aksion u angazhuan tre shtete Itali, Shqipëri dhe Mali i Zi ndërsa u mbështetën dhe nga avioni Frontex.Fillimisht skafi u konstatua nga rojet bregdetare të Malit të Zi, dhe pas alarmit ndjekja vijoi në ujërat e Detit Adriatik.Gjatë arratisë trafikantët e hodhën në det ngarkesën, ndërsa arrestimi i tyre u bë nga Guardia di Finanza e Termolit dhe Barit.Lënda narkotike u grumbullua përgjatë gjithë natës dhe iu dorëzua autoriteteve Italiane.Nga të dhënat e policisë së vendit fqinj mësohet se sasia e madhe e drogës, e cila do të vinte në brigjet Italiane u zbulua pas një serie përgjimesh të bëra muaj më parë. Në 11 janar i riu nga Vlora Besmir Hameti sëbashku me të arrestuarin tjetër Italian Domeniko Pascariello tentuan të çojnë në brigjet e Brindisit 1.9 tonë hashash.Ndonëse përfshirjen e tyre edhe në këtë ngarkesë ata e kanë mohuar, hetuesit Italianë u kanë gjetur një letër dy të arrestuarve të ngarkesës 2.5 tonëshe ku ka një listë me emra dhe kontakte mes të cilave dhe të Hametit e Pascariellos. Hetimi per te zbuluar rrjetin i cili dyshohet se punon me porosi nga burgjet Italiane vijon, ndërsa të akuzuarit kanë mohuar çdo përfshirje në grupin kriminal.