Kapen shqiptarët me drogë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 18

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre shqiptare përfunduan ne pranga ne dy operacione te zhvilluara nga policia italiane. 37-vjeçari Irakli Kito u arrestua pasi gjate kontrolleve ne dy banesa te tij u zbuluan 21 kg kokaine, 30 kg lende përzierëse per përgatitjen e drogës dhe 132 mije euro. Vlera e lendes narkotike ne treg do te kapte shifrën 800 mije euro. Shqiptari e ambalazhonte drogën ne pako me logot e markave te njohura, si Nike e Louis Vuitton. Arrestimi u be fale dyshimeve ndaj nje shpërndarësi droge, qe lëvizte ne Pavia me nje automjet tip Lancia. Pas marrjes në pyetje, Kito pranoi se merrej me trafikun e drogës pas dështimit të biznesit të tij. Ai kishte jetuar me pare në Barcelonë me leje qëndrimi të rregullt. Sipas policisë të kësaj province ne operacion u sekuestrua sasia me e madhe e drogës e muajve te fundit. Ndërkaq, ne nje tjetër operacion ne Verona ne pranga rane dy shqiptare, Arjan Deliallisi e Blerim Domi, përkatësisht 39 dhe 41 vjeç. Ne automjetet e tyre u zbulua nje sasi prej 23 kg ketamine te lëngshme, qe përgatiteshin ta hidhnin ne shishe plastike. Shqiptaret kishin shfaqur shenja nervozizmi pas ndalimit nga karabinierët, te cilët po kryenin nje kontroll rutine. Njeri prej tyre rezulton person me precedentë penale ne Itali.

Share This Video


Download

  
Report form