Greqia asgjëson 4.6 ton domate nga Shqipëria dhe Italia: Kishin nivel të lartë pesticidesh

Report TV 2018-09-26

Views 1

GREQI- Dy ngarkesa nga Italia dhe Shqipëria me një peshë prej rreth 4602 kg janë bllokuar nga tregu pasi pas kontrolleve dhe marrjes së kampioneve të domateve rezultuan me përqëndrime mbi nivelet maksimale të lejuara të pesticideve.

Pas këtij konstatimi produktet u tërhoqën drejtpërdrejt nga konsumi dhe u shkatërruan në përputhje me dispozitat e legjislacionit aktual të vendit fqinj.

Kontrollet dhe marrja e mostrave të ushqimit të importuar do të vazhdojnë me një ritëm intensiv për produktet ushqimore në të gjitha pikat e shitjes.

Share This Video


Download

  
Report form