Shqipëria dhe Greqia për toponimet: Zgjidhja, deri në 1 janar 2015

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Ministritë e Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë zotohen për zgjidhje të çështjes së toponimeve në pasaportat e emigrantëve shqiptarë. Në një deklaratë të përbashkët, Ministritë e Jashtme thonë se dy vendet kanë rënë dakord që të lejojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve deri në marrjen e masave për zgjidhjen e plotë të kësaj çështje që është kufizuar tashmë edhe në kohë, deri në1 janar 2015.

Gjatë periudhës tranzitore, deri në përgatitjen e dokumenteve të reja, do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve në kufirin e dy vendeve bazuar në praktikën ekzistuese të "moratoriumit". Sikurse theksohet se Ministrat angazhohen të ndërmarrin të gjithë hapat/masat ligjore dhe administrative për zbatimin e kësaj procedure, jo më vonë se data 1 janar 2015.

Po ashtu dy Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë kanë rënë dakord që secili vend të zgjedhë përkthimin e emrave sipas praktikës së OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare dhe, veçanërisht, standardet ICAO, që sipas qëndrimit të përbashkët është mënyra më e sigurt dhe e duhur për zgjidhjen e çështje, që megjithëse e thjeshtë, ka rezultuar me probleme të shprehura administrative për një numër të konsiderueshëm shtetasish.

Kjo marrëveshje mes dy Ministrive të Jashtme vjen vetëm një javë pas skadimit të periudhës së lëvizjes së lirë të ofruar nga shteti grek për emigrantët shqiptarë 13 prill-5 maj, kohë gjatë së cilës ata u lejuan të hynin në Shqipëri dhe të riktheheshin pa asnjë problem.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS