Katër ton e gjysëm domate të eksportuara nga Shqipëria dhe Italia në Greqi, u gjetën me përmbajtje shumë të lartë të pesticideve. Autoritetet greke kanë tërhequr nga tregjet e fruta-perimeve në Athinë gjithë sasinë e shpërndarë nga një kompani greke dhe kanë lajmëruar shkatërrimin e domateve të cilat cilësohen të rrezikshme për konsum.